Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Presidenti Erdogan u takua me homologun serb Vuçiq

Presidenti Erdogan u takua me homologun serb Vuçiq

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u takua me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, raporton Anadolu.

Presidenti Erdogan e priti homologun e tij serb Vuçiq në hyrje të Kompleksit Presidencial në kryeqytetin Ankara.

Erdogan dhe Vuçiq, të cilët u fotografuan para flamujve turk dhe serb në hyrje, më pas kaluan në takim.

Pas takimit kokë më kokë dhe atij ndërmjet delegacioneve, Erdogan dhe Vuçiq do të marrin pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve dhe do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.

Në takim morën pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, si dhe ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Yasar Guler.