Presidenti gjerman Steinmeier e uron Osmanin, e fton në takim

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar një letër urimi nga Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier, me të cilëm e uron për zgjedhjen e saj Presidente e Kosovës.

Sipas komunikatws nga Zyra e Presidencws, thuhet se Presidenti Steinmeier theksoi se Gjermania do të vazhdojë të jetë një partner i besueshëm për Kosovën dhe do ta mbështesë për ta arritur progresin e metejmë në rrugën evropiane.

Steinmeier ka inkurajuar institucionet e reja në angazhimin e tyre për forcimin e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, si dhe për tejkalimin e pasojave nga pandemia COVID-19.

Presidenti i Gjermanisë ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim dhe e ka ftuar Presidenten Osmani për takim së shpejti.