Presidenti i Sirisë, Ahmad Al-Sharaa, mbërriti të dielën në Kuvajt për një vizitë zyrtare ku u prit nga Emiri Meshal Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve KUNA.
Sipas agjencisë siriane SANA, vizita synon forcimin e marrëdhënieve vëllazërore dhe bashkëpunimin dypalësh ndërmjet Sirisë dhe Kuvajtit.
Gjatë qëndrimit të tij, presidenti Sharaa do të diskutojë me zyrtarët kuvajtianë për mënyrat e forcimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme, përfshirë politikën dhe ekonominë.
Kjo është vizita e shtatë e Sharaas në një vend arab që nga marrja e detyrës në janar.
Bashar al-Assad, i cili udhëhoqi Sirinë për gati 25 vjet, u largua drejt Rusisë në dhjetor, duke i dhënë fund regjimit të Partisë Baath që ishte në pushtet që nga viti 1963.
Ahmad Al-Sharaa, i cili drejtoi forcat kundër regjimit të Assadit, u shpall president për një periudhë tranzitore në fund të janarit. /mesazhi







