Presidenti izraelit tha se vëllimi i tregtisë me Emiratet e Bashkuara Arabe ka tejkaluar 1 miliard dollarë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, tha se vëllimi i tregtisë ndërmjet vendit të tij dhe Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) ka kaluar 1 miliard dollarë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Herzog, presidenti i parë izraelit që vizitoi Emiratet e Bashkuara Arabe pas marrëveshjes së normalizimit midis Tel Avivit dhe Abu Dhabit, mori pjesë në Expo 2020 Dubai si pjesë e kontakteve të tij në këtë vend.

Në fjalimin e tij, Herzog deklaroi se ai “kishte nderin të hapte ambasadën e Emirateve të Bashkuara Arabe në Tel Aviv”, duke shtuar: “Unë jam krenar për kontributin e Izraelit në një vizion të përbashkët të së ardhmes”.

Herzog tha se marrëveshja Izrael-EBA nuk ka të bëjë vetëm me normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve, por “formimin e një të nesërme të re për brezat e ardhshëm të të gjithë rajonit”.

Duke përmendur vëllimin e marrëveshjeve të fundit tregtare midis Izraelit dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, Herzog tha: “Ka kaluar një kohë e shkurtër që kur janë shpallur marrëveshjet dhe tregtia jonë tashmë ka kaluar 1 miliard dollarë. Janë nënshkruar më shumë se 120 marrëveshje dhe kohën e fundit është krijuar një fond dypalësh për Kërkim dhe Zhvillim prej 100 milionë dollarësh”.

“Izraelitët dhe banorët e Emirateve të Bashkuara Arabe studiojnë së bashku dhe mësojnë për kulturat dhe gjuhët e njëri-tjetrit. 250.000 izraelitë kanë vizituar tashmë Emiratet e Bashkuara Arabe dhe ne presim që shumë banorë të Emirateve të Bashkuara Arabe të udhëtojnë në Izrael pas COVID-19”, shtoi ai

Herzog gjithashtu tha se Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) “vlerësojnë kursin që kanë hartuar”, duke shtuar: “Shpresoj dhe besoj se gjithnjë e më shumë kombe do t’i bashkohen së shpejti Marrëveshjes së Abrahamit, duke ndjekur shembullin e Emirateve të Bashkuara Arabe”.

– Vizita e parë në nivel presidencial nga Izraeli në Emiratet e Bashkuara Arabe

Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nënshkruan një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve me një ceremoni të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë më 15 shtator 2020.

Kryeministri izraelit, Naftali Bennett, bëri vizitën e tij të parë zyrtare në Abu Dhabi më 13 dhjetor 2021, duke u takuar me Princin e Kurorës Mohammed bin Zayed Al Nahyan.

Isaac Herzog, i cili shkoi dje në Abu Dhabi me ftesë të Princit të Kurorës së Abu Dhabit, Mohammed bin Zayed Al Nahyan, u bë presidenti i parë izraelit që vizitoi Emiratet e Bashkuara Arabe. /aa