Presidenti palestinez do të zhvillojë vizitë në Turqi

Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas, do të vizitojë Turqinë me ftesë të presidentit Recep Tayyip Erdoğan, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Drejtoria e komunikimeve të Presidencës thuhet se në takimet që do të mbahen gjatë vizitës që do të zhvillohet më 9-11 korrik, do të rishikohen marrëdhëniet dypalëshe me të gjithë dimensionet e tyre.

Në bisedime do të diskutohet për hapat që mund të ndërmerren për zhvillimin e mëtejshëm mes Turqisë dhe shtetit mik dhe vëlla të Palestinës, situata humanitare në Palestinë si dhe zhvillimet e fundit në mosmarrëveshjen Izrael-Palestinë. Po ashtu do të shkëmbehen pikëpamjet lidhur me dakordimin ndërmjet palestinezëve dhe lidhur me zgjedhjet e planifikuara që do të mbahen në Palestinë. /aa