Presidenti i PSG-së ia “shuan” ëndrrat Realit për Neymarin me këtë fjalë

Nasser Al-Khelaifi ka hedhur poshtë të gjitha mundësitë për një transferim të mundshëm të Neymar në Real Madrid.

Braziliani verën që shkoi iu bashkua PSG-së për 222 milionë euro nga Barcelona, për t’u bërë transferimi më i shtrenjtë në histori të futbollit.

“Është e pamundur” u përgjigj Al-Khelaifi, kur u pyet në Doha nga një tifoz për kalimin e mundshëm të Neymar te Real Madridi.

Neymar është përfolur për një kalim të mundshëm te Reali gjatë verës së ardhshme, për ta zëvendësuar Cristiano Ronaldon.