Presidenti rus Putin u vaksinua kundër koronavirusit

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, u vaksinua kundër koronavirusit të ri (COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).

Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i cili nuk specifikoi se cila nga tre vaksinat ruse u përdor për të imunizuar presidentin dhe tha: “Të tre vaksinat janë të besueshme dhe efektive”.

Putinit nuk i pëlqente ideja për t’u vaksinuar “në kamera”, shtoi Peskov, kështu që Kremlini nuk u shpërndau foto ose video të vaksinimit.

Duke folur në një takim qeveritar dje, Putin theksoi se ai e konsideronte vaksinimin “një zgjedhje të lirë” dhe “vendim personal të çdo individi”, duke vënë në dukje se ai zgjodhi të imunizohej.