Presidenti Thaçi sërish mban konferencë për media

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi sot do të mbajë një konferencë për media.
Konferenca do të mbahet në ora 10:00.

Ndryshe, presidenti Thaçi ditë më parë ishte në një vizitë në Mal të Zi dhe Maqedoni, prej ku theksoi se ideja për korrigjimin e kufijve nuk do t’i prekë këto dy shtete.