Presidenti turk dhe shefi i NATO-s diskutojnë procesin e anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, kanë diskutuar aplikimet e anëtarësimit në NATO të Suedisë dhe Finlandës, transmeton Anadolu.

Sipas një njoftimi nga Drejtoria e Komunikimeve të Turqisë, Erdoğan dhe Stoltenberg në një bisedë telefonike kanë diskutuar në detaje zhvillimet në lidhje me procesin e anëtarësimit të dy vendeve në NATO.

Erdoğan në bisedë tha se Finlanda ndryshon pozitivisht nga Suedia me qëndrimin e saj gjatë këtij procesi dhe theksoi se kanë vendosur që në parlamentin turk të fillojnë procesin e miratimit të Protokollit të anëtarësimit të Finlandës në NATO.

Më tej, presidenti turk tha se janë të vendosur të vazhdojnë bisedimet me Suedinë në mirëbesim dhe se ecuria e procesit do të lidhet drejtpërdrejt me hapat konkrete që do të ndërmarrë Suedia.