Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, ka mbërritur në Ukrainë vonë të premten mbrëma, siç ka bërë të ditur përmes postimit të saj në Twitter.
“Ndihem mirë të kthehem në Ukrainë dhe të jem me këta njerëz të guximshëm që frymëzuan botën. Me këta heronj që refuzojnë të dorëzohen. Me ata që sakrifikuan gjithçka për vlerat tona. Me evropianët, shtëpia e të cilëve është në BE-në tonë”, ka shkruar Metsola në postimin të cilin e ka shoqëruar me një foto të sajën.
Ajo është takuar me kryetarin e parlamentit të Ukrainës, Ruslan Stefanchuk.
“E ardhmja e Ukrainës është si një anëtare e Bashkimit Evropian. Ne do të jemi gjithmonë pranë jush. Është kënaqësi të shoh përsëri mikun tim Ruslan Stefanchuk”, tha Roberta Metsola.
Metsola ishte zyrtarja e parë evropian që vizitoi Ukrainën prillin e kaluar, duke mbajtur një fjalim në parlamentin ukrainas vetëm disa javë pas fillimit të pushtimit rus.
🔖🇺🇦🇪🇺Head of the European Parliament Roberta Metsola has arrived in Ukraine on a visit.
It was noted that Pro-NATO Zelensky has been in Lviv for the second day in a row. By the way, the Speaker of the Rada Stefanchuk also came there. pic.twitter.com/xs6txdHovA
— worldnews24u (@worldnews24u) March 4, 2023