Prifti nga Bregu Perëndimor thirrje palestinezëve për padëgjueshmëri qytetare

Prifti nga Bregu Perëndimor dhe anëtar i Komisionit Islamo – Krishter deklaroi se duhet vazhduar beteja kundër intervenimit izraelit në xhaminë Al-Aksa, dhe bëri thirrje për padëgjueshmëri qytetare, raporton Anadolu Agency (AA).

Musellem, i cili jeton në vendin Birzeit jo shumë larg qytetit Ramallah, për AA foli për ngjarjet e fundit në Jerusalem.

Ai tha se refuzimi i palestinezëve që të kalojnë përmes detektorëve dhe falja e tyre e namazit rreth xhamisë së Al-Aksës paraqet një lloj padëgjueshmërie qytetare, ndërsa qëndrimi i tillë duhet zgjeruar në mbarë territorin palestinez.

“Beteja për Al-Aksën dhe Jerusalemin në fakt është betejë kundër okupimit. Ne jemi popull arab palestinez që është nën okupim të sinozimit. Doemos duhet të bëjmë diçka dhe të shpëtojmë nga okupimi”, tha Musellem.

Ai i bëri thirrje të gjithë palestinezëve për unitet dhe formimin të një lëvizje të re çlirimtare me qëllim që të sigurohet ardhmëria pa okupim.

“Padëgjueshmëria qytetare paraqet njëfarë rezistence civile. Disa popuj në botë në këtë mënyrë kanë arritur të shpëtojnë dhe rezistuar kolonializmit, dhe në fund kanë fituar. Kjo është një rrugë që shpie drjet lirisë”, konsideron Musellem.

Ai theksoi se prapa ndodhive të fundit në Jerusalem fshihen qëllime politike.

“Kjo është një lojë politike, një skenar. Izraeli po tenton të vendos një autoritet ashtu që në gjithçka ndërhyn. Në këtë mënyrë tenton të marrë çelësat e të gjitha dyerve të Al-Aksës”, tha Musellem.

“Si arabët dhe muslimanët mund të pranojë që çelësat e dyerve të Magribit nga viti 1960 të jenë në duart e Izraelit. Izraelitët në harem hyjnë kur dhe si të dëshirojnë. Lozin në oborr, këndojnë, vallëzojnë, ndërsa kjo para se gjithash është vend i shenjtë, e jo hapësirë për piknik. Kjo është shtëpi e Zotit dhe kushdo që hyn në të doemos duhet të hyn me pendim dhe respekt”, porositi Musellem.