Gruaja e gjashtë e sundimtarit miliarder të Dubait, Haya bint al-Huseini, ka bërë kërkesë në një gjykatë në Londër për ta mbrojtur atë nga “martesa e detyruar”.
Princesha Haya bint al-Huseini u paraqit në një gjykatë të Londrës për ditën e parë të betejës juridike me Sheik Mohamed bin Rashid Al Maktoum, pas disa javësh të spekulimeve të mediave për vendndodhjen e saj.
Siç raportojnë mediat britanike, përveç kërkesës për mbrojtje, princesha kërkoi gjithashtu kujdestarinë e dy fëmijëve të çiftit. Sheik Mohamed, i cili ka kërkuar që fëmijët e tij të kthehen në Dubai, ku ai jeton, nuk ishte i pranishëm në gjyq.
Detajet e kërkesës së Princeshës Haya ende nuk dihen. Ligjet britanike, parashohin mbrojtjen e një personi që të mos detyrohet të martohet ose të ndihmojë dikë që është në martesë të detyruar



