Princi i Kurorës Saudite në Hollivud, aktori i premton tekilla për të dhe familjen

Aktori dhe sportisti i mundjes, Dwayne The Rock Johnson eshte takuar me Princin e Kurorës së Arabisë Saudite, ku nuk kishin munguar argëtimet nga më të llojllojshme. Aktori ndërmjet tjerash përmendi se nuk do ta harroj ndejën me Princin, dhe se kur ta vizitoj do ti sjell atij “tekillën më të mirë”.

Ky ishte postimi i plotë i The Rock.

“Ishte një natë historike.

Ishte kënaqësi që patëm një darkë private me Princin e Kurorës të Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, familjen e tij mbretërore dhe kuadrin e shquar.

Ishte një natë argëtuese dhe e mrekullueshme, ku kam dëgjuar pikëpamjet moderne dhe rritjen pozitive të vendit të tij.

Faleminderit shokut tim Rupert Murdoch që ishte nikoqir, ashtu si edhe Bob Iger – mentori im.

Në shënim personal: Isha jashtëzakonisht i kënaqur dhe me të vërtetë, i lumtur që kuptova se qytetarët saudit kanë shumë simpati për mua dhe popullaritetin tim. Shumë falënderues, dhe mezi pres vizitën time të parë në Arabi Saudite, e cila do të ndodhë së shpejti.

Unë do të sigurohem që të sjellë tekillën time më të mirë për ta ndarë me Lartësinë e tij Mbretërore dhe familjen e tij.” /MESAZHI/