Prishja më e shpeshtë te veturat elektrike

Kompania britanike për riparimin e veturave, Start Rescue, ka realizuar një studim interesant për të kontrolluar se cila është prishja më e shpeshtë te veturat elektrike.

Përkundër faktit se fillimisht mund të mendoni për baterinë ose ndonjë pajisje elektronike, prishja më e zakonshme te veturat elektrike thuhet të jetë goma e shpuar.

“Të dhënat tona tregojnë se në 29 për qind të rasteve te një veturë elektrike problemi është goma e shpuar. Kjo nuk ndryshon shumë nga modelet me motorë SUS, sepse veturat e reja nuk kanë më as rrota rezervë”, tha Lee Paffett.

Lajmi i mirë është se veturat elektrike EV kanë më pak gjasa të kenë probleme me bateritë sesa ato me motorë SUS.

“Veturat elektrike mund të jenë më të komplikuara për t’u riparuar në vend. Të dhënat tona tregojnë se një veturë me benzinë ose naftë ka dy herë më shumë gjasa të rregullohet gjatë rrugës”, vuri në dukje Paffet.