Prishtina solidarizohet me palestinezët

Në Prishtinë është mbajtur një marsh në mbështetje të Palestinës, e cila tash e disa ditë është në luftë me Izraelin.

Ky marsh ka nisur nga Xhamia e madhe në kryeqytet dhe ka vazhduar deri te sheshi “Zahir Pajaziti”

Në këtë marsh morën pjesë qindra qytetarë që mbajtën në duar pankarta që dënojnë sulmet e Izraelit mbi palestinezët.

Aty u theksua se nuk mbështesin asnjë grup apo formacion ushtarak, por vetëm civilët palestinez të Gazës.