Procedohet në Qeveri koncept-dokumenti për konfiskimin e pasurisë

Ministrja e Drejtësisë, ka njoftuar se kanë finalizuar dhe proceduar në Qeveri koncept-dokumentin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme i cili i hap rrugë hartimit të projektligjit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Përmes një statusi në Facebook, Haxhiu ka thënë se Lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit është prioritet i Qeverisë.

Ky është statusi i saj  i plotë:

Sapo finalizuam dhe e proceduam në Qeveri koncept dokumentin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme i cili i hap rrugë hartimit të projektligjit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit është prioritet i Qeverisë tonë prandaj edhe do ta fuqizojmë bazën ligjore kundër korrupsionit si dhe do fuqizojmë kapacitetet e institucioneve të drejtësisë në luftën e tyre ndaj krimit të organizuar e korrupsionit.

#shtetiisëdrejtës