Ballina Lajmet Kosovë Procesi përfundimtar i zgjedhjeve: KQZ sqaron datën e certifikimit të rezultateve

Procesi përfundimtar i zgjedhjeve: KQZ sqaron datën e certifikimit të rezultateve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se procesi zgjedhor për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025, aktualisht ndodhet në fazën e ankesave ndaj rezultateve përfundimtare të shpallura më 31 janar 2026.

Teksa ende nuk është dhënë një datë e saktë se kur ky institucion do të thërrasë mbledhjen e radhës për certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve, derisa zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka deklaruar për Tëvë1.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të presë derisa vendimet të bëhen të plotfuqishme dhe më pas do të procedojë me certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025.”

Elezi tutje ka shtuar se, sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, palët kanë të drejtë të ankimojnë vendimet e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) në Gjykatën Supreme, ndërsa afati për paraqitjen e ankesave përfundon sot.

“Aktualisht, procesi zgjedhor ndodhet në fazën e ankesave ndaj rezultateve përfundimtare të shpallura nga KQZ-ja më 31 janar 2026. Sipas Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, palët kanë të drejtë të ankimojnë vendimet e PZAP-it në Gjykatën Supreme, ndërsa afati për paraqitjen e ankesave përfundon sot,” deklaroi ai.

Ndërkaq, ky proces është pjesë e përfundimit të procedurave ligjore pas zgjedhjeve të parakohshme, të cilat kanë shënuar një garë të ngushtë midis subjekteve politike dhe janë mbajtur më 28 dhjetor 2025 në të gjithë territorin e Kosovës.