Prodhuesit dhe jo pronarët, do të jenë përgjegjës për aksidentet e automjeteve autonome

Diskutohet shumë për automjetet autonome dhe më së shumti se kush do të jetë përgjegjës për çdo aksident trafiku. Prodhuesit apo pronarët e veturave?

Qeveria britanike njoftoi të martën se si pjesë e kuadrit për zhvillimin e automjeteve autonome, do të mbajë përgjegjës ligjërisht prodhuesit e këtyre veturave për të gjitha aksidentet dhe jo pronarët.

Ky është një vendim i pranuar si nga kompanitë e sigurimeve ashtu edhe nga startup-et, shkruan Investing.com.

Mbreti Charles III-të ka zbuluar planin legjislativ të qeverisë për seancën e ardhshme parlamentare, duke thënë se projektligji për automjetet e automatizuara do të futet pas premtimit të thyer të vitit të kaluar.

Drejtoresha menaxhuese e AXA në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë, Tara Foley, tha se do të sillte përfitime të shumta për ekonominë, sigurinë rrugore dhe punësimin në industritë “të gjelbra”.

Projektligji është krijuar për të mbrojtur përdoruesit dhe për të rritur sigurinë në industrinë e automjeteve autonome.

“Ndërsa automjeti lëviz pa ndihmën e shoferit, mënyra se si do të drejtohet do të jetë përgjegjësi e kompanisë, jo e individit”, tha qeveria britanike.

Ky vendim mund të jetë vendimtar për vendet e tjera, përkatësisht për Bashkimin Evropian.