Profesori turk me kapelë të UÇK-së në kokë mban ligjëratë para studentëve

Organizuar nga shoqata “Vatra e Intelektualëve të Konyas” në bibliotekën e qytetit në Konyas të mbajtur një ligjëratë nga prof. Dr. Alaattin Aköz, profesor në Universitetin Selçuk në Konya-Turqi, Dega e Historisë, me temën, “Lufta e Kosovës nga viti 1389 e deri më sot dhe efektet e saj”.

Boshti kryesor i kësaj teme ishte lufta për liri e Adem Jasharit. Gjatë vizitës në Prekaz, prof Alaattini bleu edhe një kapelë ushtarake me emblemë të UÇK-së ,dhe gjatë ligjëratës me kapelë në kokë ka folur me respekt dhe emocione për Jasharajt dhe sakrificën e tyre për lirinë e Kosovës.

Profesor Alaattini, temën e tij e ndau në disa tituj si; Beteja e Kosovës 1389, 1389 -1989 -600 vjetori i betejës së Kosovës në Gazimestan, Organizuar nga Sllobodan Millosheviqi dhe kërcënimet e tij, Regjioni i Drenicës dhe rezistenca e Ahmet Delisë, Shaban Polluzhes, Tahir Mehës dhe Adem Jasharit, Rrethimi i parë i Jasharajve 30.12.1991, Përpjekjet paqësore politike të shqiptarëve në Kosovë LDK, Marrëveshja e Dejtonit 1995, Dalja Publike e UÇK-së më 28 nëntor 1997, Rrethimi i dytë i Jasharajve 22 janar 1998, Rrethimi i tretë i Jasharajve më 5,6,7 mars 1998. Lufta e Kosovës dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Intervenimi i NATO-s. Çlirimi i Kosovës 12 qershor 1999 dhe shpallja e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008.

Para një numri të konsiderueshëm, profesor Alaattini ka folur rreth ngjarjeve të ndryshme në Kosovë me theks të veçantë për përpjekjen dhe luftën për liri të Adem Jasharit dhe popullit shqiptarë.

Grupi i Studentëve kosovarë më në krye Driton Kelmendin, falënderojnë dhe shprehin respekt për profesor Alaattinin dhe shoqatën “Vatra e Intelektualëve të Konyas” për organizimin e këtij programi./Mesazhi.com/