Programi Botëror i Ushqimit paralajmëron dështim të zinxhirit ushqimor

Programi Botëror i Ushqimit po paralajmëron dështim katastrofik në zinxhirët e furnizimit me ushqime që mund të rezultojë me uri buke dhe paqëndrueshmëri globale.

E njohur si shporta e bukës së Evropës, Ukraina ka mbi 25 milionë tonë drithë që nuk mund të eksportohen, për shkak të bllokadës së Rusisë ndaj porteve të saj në Detin e Zi.

Ukraina dhe Rusia së bashku eksportojnë një të tretën e grurit dhe elbit në botë dhe gjysmën e vajit të saj të lulediellit, ndërsa Rusia është furnizuesi kryesor i plehrave që u është rritur çmimi. Forcat e Kremlinit akuzohen për bllokimin e porteve të Ukrainës dhe ndërprerja e atyre ushqimeve të përballueshme po kërcënon me mungesë ushqimi dhe trazira politike në vende në Afrikë, Lindjen e Mesme dhe Azi.

Fermerët ukrainas thonë se po u mbaron koha për të punuar arat e tyre për të korrat e verës. /koha