Ballina Lajmet Kosovë Prokuroria nis hetimet e listave të veteranëve të UÇK-së

Prokuroria nis hetimet e listave të veteranëve të UÇK-së

Prokuroria e Shtetit u ka kërkuar organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, listat e veteranëve për t’i verifikuar pas ankesave të shumta për rritjen e numrit të tyre. Por, sipas drejtuesve të OVL-UÇK-së, ata nuk posedojnë asnjë listë të veteranëve.

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati ka konfirmuar se kjo kërkesë ka të bëjë me hetimin që ka filluar Prokuroria për t’i vërtetuar pohimet për rritjen e numrit të veteranëve.

Haradinaj ka shtuar se Komisioni për Verifikimin e Veteranëve është komision i veçantë që nuk ka të bëjë me ata fare, pasi është organ pranë Qeverisë së Kosovës.