Prokuroria jep urdhër për arrestimin e deputetëve që hodhën gazin lotsjellës në Kuvend

Prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore të Prishtinës ka dhënë urdhër për arrestimin e deputetëve të cilët janë të dyshuar për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Kjo është bërë e ditur për Telegrafin nga Ekrem Lutfiu, zëdhënës i Prokurorisë së Kosovës.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës ka ndërprerë dy herë seancën e Kuvendit në të cilën parashihej që të votohej marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi.

Kjo ka ardhur pasi që deputetë të Vetëvendosjes kanë hedhur gaz lotsjellës.

Ndërkohë edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka bërë të ditur se edhe Kryesia ka marrë vendim për përjashtimin e pesë deputetëve të Kosovës.

Ai ka thënë se seanca do të mbahet dhe se marrëveshja për demarkacionin do të kalojë.