Ballina Lajmet Kosovë Prokuroria: Veseli nuk ka përmbushur detyrat si një epror i përgjegjshëm

Prokuroria: Veseli nuk ka përmbushur detyrat si një epror i përgjegjshëm

Në deklaratën për Kadri Veselin, Prokuroria e ka vlerësuar atë si figurë të rëndësishme në emërimin e komandantëve.

Sipas saj, Veseli ka qenë pjesë e vendimit për të përzgjedhur persona që të mbikëqyrin operacionin e torturës.

Prokuroria e ka bërë përgjegjës Veselin për siç kanë pretenduar për mosveprim në parandalimin dhe ndëshkimin e krimeve.

“Mosangazhimi i Kadri Veselit për të parandaluar dhe ndëshkuar krimet në rolet që ka mbajtur në Shtabin e Përgjithshëm, në njësinë e zbulim kundër zbulimit është një kontribut sa i takon akuzave të ngritura sot , dhe nuk ka përmbushur detyrat si një eprorë i përgjegjshëm. Mungesa e tij në Kosovë nuk e ndryshon situatën. Veseli mund të ushtronte kompetencat në Kosovë ku do që të ishte”, tha në fjalimin e tij, prokurori Matt Halling.