Pronarët në dyshim: Ja sa shpesh duhet të lani veturat gjatë dimrit

Klubi i Automjetit Gjerman ka treguar sa shpej duhet ti lajmë veturat në stinën e dimrit.

Edhe pse shumë janë në mëdyshje se sa shpesh duhet ta lajmë makinën gjatë dimrit, Klubi i Automjetit Gjerman këshillon se do të ishte mirë që ta lani makinën aq shpesh sa në verë.

Disa besojnë se makina duhet të lahet më shpesh në dimër që të jetë e dukshme në rrugë, por futja e dritave të detyrueshme gjatë ditës e ka ‘zgjidhur’ në masë të madhe këtë problem në mënyrë që papastërtitë të mos jenë më çështje rreziku për drejtuesit e tjerë.

Megjithatë, këshillohet që të mos shkoni në autolarje kur temperaturat janë nën -10 gradë Celsius për të shmangur goditjen nga nxehtësia.

Para se të hyni, duhet të hiqni të gjitha mbetjet e borës dhe akullit, sepse furçat mund t’i kalojnë ato mbi shumë lehtë.