Propaganda ndikon te rusët, 73% e të anketuarve mbështesin luftën në Ukrainë

Shumica e rusëve, kur kanë kaluar më shumë se 100 ditë nga pushtimi, mbështesin luftën në Ukrainë, por vëmendja e tyre ndaj saj ka filluar të zbehet.

Një sondazh i fundit nga Qendra e pavarur Levada, e njohur si agjent i huaj në Rusi thotë se 73 për qind e të anketuarve besojnë se “operacioni special ushtarak” është i suksesshëm.

Për shumicën e rusëve, televizioni është burimi kryesor i informacionit.
Lev Gudkov, kreu i Qendrës Levada, i vetmi anketues i madh i pavarur në Rusi, i cilësuar si ‘agjent i huaj’ nga autoritetet ruse, thotë se mbështetja publike për luftën është rezultat i një përpunimi total të vetëdijes masive nga makineria e propagandës shtetërore.

“Kjo është pothuajse një bllokadë informacioni dhe censurë totale. Një masë e madhe e popullsisë informohet vetëm me lajmet që janë në televizion. Dhe nga televizoni vjen një demagogji agresive, gënjeshtra dhe propagandë. Vetëm një linjë, me manipulimin e fotove dhe me një drejtim shumë të fortë. Ne po flasim jo vetëm për ndikimin aktual të papritur të propagandës, çështja është shumë më serioze, propaganda ngriti ato shtresa që ishin zhvilluar dhe ishin karakteristike për epokën sovjetike”, tha ai. /euronews