Protesta antiqeveritare në Rusi

Dhjetëra persona janë ndaluar në protestat e zhvilluara në të gjithë Rusinë kundër qeverisë dhe presidentit Vladimir Putin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mijëra persona në shumë qytete të vendit kanë zhvilluar protesta përpara ceremonisë që do të zhvillohet më 7 maj për fillimin zyrtar të detyrës nga Vladimir Putin, i cili fitoi zgjedhjet presidenciale të zhvilluara në muajin mars.

Protestuesit kanë brohoritur slogane kundër Putinit dhe Qeverisë së Rusisë, të cilët dolën nëpër rrugë me thirrjen e bërë nga Aleksey Navalniy, një prej figurave kryesore opozitare dhe themelues i fondit të luftës kundër korrupsionit.

Pak kohë pas pjesëmarrjes në protestat e zhvilluara në Moskë njoftohet se Navalnıys është ndaluar nga policia, dhe se ka patur përleshje mes protestuesve dhe mbështetësve të Putinit.

Pas përplasjes policia ka ndërhyrë në mënyrë të ashpër ndaj protestuesve, ku ka ndaluar shumë protestues duke theksuar se protestat janë të paligjshme.