Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Protesta kundër qeverisë, studentët e Mjekësisë iu bashkohen të rinjve të tjerë...

Protesta kundër qeverisë, studentët e Mjekësisë iu bashkohen të rinjve të tjerë para Ministrisë së Arsimit

Studentët e Mjekësisë iu janë bashkuar të rinjve të tjerë që janë mbledhur mesditën e mërkurës përpara ministrisë së Arsimit.

Të rinjtë pritet që të marshojnë më pas drejt godinës së Kryeministrisë, për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Studentët vijojnë revoltën prej javësh, ndërsa shprehen të vendosur se nuk do të tërhiqen deri në largimin e kryeministrit Edi Rama.

Ky i fundit ka bërë thirrje për dialog, por ata argumentojnë se kërkesa e tyre mbetet e panegociueshme. /panorama