Protesta tek Ura e Ibrit, qytetarët e mbledhur këndojnë “Jo nuk ndahet Mitrovica”

Qytetarët që janë mbledhur në jug të Mitrovicës për të protestuar kanë nisur duke kënduar “jo nuk ndahet Mitrovica”.

Ata kanë vazhduar me brohoritma “Mitrovica, Mitrovica”, “O sa mirë me qenë shqiptar” .

Qytetarët po vazhdojnë duke kënduar këngë të tjera si “për Kosovë jetën dojm me dhanë”.

Nuk kanë munguar as thirrjet “UÇK, UÇK” e gjithashtu nuk kanë kursyer as fyrjet ndaj Serbisë.

Policia ndërkaq ka krijuar një kordon para protestuesve. /Telegrafi/

Ndonëse u bë thirrje për mospjesëmarrje, qytetarët mblidhen tek Ura e Ibrit

Qytetarë të shumtë janë mbledhur në afërsi të Urës së Ibirit në Mitrovicë, për të marrë pjesë në protestën e cila u thirr në rrjetet sociale nga profile dhe persona deri tash të pa njohur.

Ndonëse Policia e Kosovës dhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla u bëri thirrje qytetarëve që të shpërfillin këto thirrje, një gjë e tillë nuk ndodhi.

Në vendin ku janë grumbulluar qytetarët, kanë dalë edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Shumë prej qytetarëve shihem me flamujt “Autochthonous” dhe atë kombëtar.