Protestojnë punëtorët e “Ferronikel-it”, kërkojnë rikthimin në vendin e punës

Punëtorët e kompanisë “NewCo Ferronikeli”, nën organizimin e Sindikatës së Pavarur të Ferronikelit kanë protestuar sot para Qeverisë së Kosovës.

“Stop diskriminimit të punëtorëve të Ferronikelit”, “Nuk duam të jemi në rrugë por në fabrikë” “Duam trajtim njerëzor të punëtorit”, “Qeveri reflekto”, “Qeveri na trajtoni si aset me vlerë”, ishin disa nga pankartat që mbanin në duar punëtorët e Ferronikel-it.

Punëtorët e “Ferronikel”-it po protestojnë për herë të dytë për të kërkuar kthimin e tyre në vendet e punës, pasi që ata mbetën pa punë prej 8 tetorit kur edhe u ndal prodhimi në këtë fabrikë.

Vlen të përmendet se puna në “Ferronikel” u ndal për shkak të krizës energjetike.