Provokimi i tifozëve rumun në ndeshjen ndaj Kosovës, reagon ministri Çeku

Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku ka reaguar pas provokimeve të tifozëve rumun në ndeshjen ndaj Kosovës me banderola ku shkruhej “Kosova është Serbi”.

Ndeshja ishte ndërprerë për disa çaste, derisa u hoq banderola.

Çeku ka shkruar në “Facebook” se dinjiteti i shtetit të Kosovës është mbi çdo provokim.

“Teksa djemtë tanë e vazhdojnë lojën me zemër e profesionalizëm, dinjiteti i shtetit të Kosovës është mbi çdo provokim. Shkëlqeni sonte”, ka shkruar Çeku.