PS merr drejtimin e shumicës së qarqeve, ja si renditen PD dhe LSI

Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare 2021 ka përfunduar në 10 qarqe.

Partia Demokratike ka triumfuar në Shkodër, Lezhë, Dibër dhe Kukës, kurse PS në Elbasan, Korçë, Vlorë, Gjirokastër, Fier dhe Berat.

Vetëm në 2 qarqe vijon ende numërimi, në Tiranë dhe Durrës. Në qarkun e Durrësit kanë ngelur edhe 31 qendra votimi për t’u numëruar, ndërsa në Tiranë ka edhe 156 qendra, që pritet të japin rezultatin.

Procesi i numërimit ka vijuar i qetë, përveç një incidenti të ndodhur një ditë me parë në shkollën “1 Maji” në Tiranë, ku policia shoqëroi 8 persona.

Në të gjithë vendin, deri më tani PS kryeson me 730,685 vota, e pasuar nga PD-AN me 591,675, LSI deri më tani ka marrë 102,964 vota, kurse PSD 33,934 vota.

PS ka 74 mandate, ndërsa PD 59 mandate, LSI 4 dhe PSD 3 mandate. Nga 5198 qendra votimi deri më tani janë numëruar 5005, pra ngelen vetëm 193 për të nxjerrë rezultatin.

Deri më tani nga votat e numëruara kanë rezultuar 73899 të pavlefshme.

Ja rezultatet në secilin qark:

Shkodër

Në qarkun e Shkodrës ka përfunduar numërimi, ku ka kryesuar Partia Demokratike me 46,965 vota, PS ka 30,170, LSI ka 10,162 dhe PSD 16,685. Bazuar në këto rezultate, PS deri tani ka 3 mandate, PD 5 dhe LSI 1 e PSD 2.

Lezhë

Në qarkun Lezhë është mbyllur numërimi, ku PD ka siguruar 33,988 vota, PS 27,104, LSI 7,394 dhe Lëvizja për Ndryshim 609. Deri tani PD ka arritur të marrë 4 dhe PS 3 mandate.

Kukës

Procesi i numërimit ka përfunduar në qarkun e Kukësit dhe PD fiton me 23,923 vota, e ndjekur nga PS me 13,704 vota. LSI 64 ka vota, LN ka 226 vota, ADR 195 vota, LRE 134 vota, PBK 63 vota, PLDSH 56 vota, BD 51 vota, NTH 45 vota, ABEOK 12 vota dhe PSD 183 vota. PD ka arritur të marrë 2 mandate dhe PS 1 mandat.

Dibër

Procesi i numërimit ka përfunduar në qarkun e Dibrës ku fitoi PD me diferencë të ngushtë. PD mori 28,797 vota. PS numëron 28,493 vota, LSI 4,406 vota dhe kandidati i pavarur 579 vota. PD ka arritur të marrë 3 mandate, kurse PS 2 mandate.

Durrës

Në Durrës, deri tani PS kryeson me 72,466 vota, e ndjekur nga PD që numëron 59,492 vota. LSI ka  8,980 vota, por pa siguruar një mandat. PS ka arritur të rrëmbejë 8 mandate në Durrës, ndërsa pasohet nga PD me 6.

Tiranë

Në kryeqytet, deri në këto momente është në avantazh të thellë PS me 196,191 vota. PD ka 157,808 vota, LSI 24,126 vota dhe PSD 11,564. PS ka arritur të rrëmbejë 18 mandate në Tiranë, kurse PD 15, e cila pasohet me LSI 2 dhe PSD 1.

Elbasan

Në qarkun e Elbasanit është mbyllur numërimi, ku ka kryesuar  PS me 86,388 vota e ndjekur nga PD me 57,810 vota dhe LSI 6,871 me vota. Ndërkohë Nisma Thurje ka 1,722 vota. PS ka arritur të marrë 8 mandate në Elbasan, kurse PD 6.

Fier

Numërimi në qarkun Fier është mbyllur me PS në krye, e cila siguroi 91,030 vota, pasohet nga PD me 64,065 vota, LSI 12,197 dhe PLDSH 1,364 vota. PS ka arritur të marrë 9 mandate në Fier, kurse PD 6 dhe LSI 1.

Berat

Partia Socialiste kryesoi bindshëm në qarkun e Beratit, pasi është mbyllur numërimi i votave, duke i marrë edhe një mandat LSI-së. Në qarkun e Beratit është në avantazh PS me 41,656 vota e ndjekur nga PD me 22,744 vota dhe LSI me 8,275 vota. Ndërkohë, LRE ka 383 vota dhe PSD ka 367 vota. PS ka arritur të marrë 5 mandate në Berat, kurse PD 2.

Korçë

Në qarkun e Korçës numërimi ka mbaruar, ku PS kryeson me 60543 vota e ndjekur nga PD me 50479 vota dhe LSI me 8,485 vota. Ndërkohë PSD ka 1,268 vota. PS ka arritur të rrëmbejë 6 mandate në qarkun e Korçës deri tani, kurse PD 5.

Vlorë

PS ka triumfuar në qarkun e Vlorës me 58,911 vota e ndjekur nga PD me 31,935 vota dhe LSI me 6171 vota. PS ka arritur të rrëmbejë 8 mandate në qarkun e Vlorës deri tani, kurse PD 4.

Gjirokastër

Procesi i numërimit ka përfunduar në qarkun e Gjirokastrës. Në këtë qark PS ka 24,159 vota, PD 13,860 vota, LSI 5,833 vota dhe PSD-ja 490 vota. Në Gjirokastër PS ka marrë 3 mandate, kurse PD vetëm 1.