Pse ata me më pak AFTËSI po përparojnë, e TI jo?

Shpesh habitemi kur shohim njerëz me më pak aftësi, me më pak përvojë, madje edhe me më pak talent se ne… duke ecur para me hapa të shpejtë!?!?

Dhe lind pyetja e hidhur:

Si ka mundësi që ata dhe ato po ecin para, ndërsa unë dhe ti mbesim në vend?

E vërteta është se suksesi nuk varet vetëm prej aftësive dhe talentit.

Përparojnë ata dhe ato:

* që guxojnë

* që veprojnë

* që marrin vendime

* që dështojnë, marrin mësim, dhe përsëri vazhdojnë.

* që nuk e humbin ritmin dhe nuk e presin momentin perfekt.

Ku qëndron defekti?

* Nuk mungon Talenti… por Disiplina

* Nuk mungon Aftësia… por Vendimi

* Nuk mungon Inteligjenca… por Guximi

Mesazhi është i thjeshtë dhe i drejtpërdrejtë:

Nëse dëshiron të përparosh, guxo, vepro, merr vendime, mos u ndal, çohu përsëri… etj.

Hapi yt i parë… është më i vlefshëm, se talenti yt i papërdorur

Çfarë po pret…, ‘hisja’ jote e suksesit, po të thërret!