Për djajtë me Dhjatën e Vjetër në duar, përsëri në fokus “populli i Amalekut”
Koha e sulmeve amerikane dhe izraelite ndaj Iranit mbart kuptim simbolik në Judaizëm, raporton CNN.
Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën sulme ndaj objektivave në disa qytete iraniane të shtunën, më 28 shkurt, dhe tymi dhe shpërthimet mund të shiheshin mbi kryeqytetin Teheran.
Sulmet ndodhën në prag të festës hebraike të Purimit, kur besimtarët tradicionalisht lexonin një fragment nga Dhiata e Vjetër e njohur si Zahor.
Ky fragment, i marrë nga Libri i Ligjit të Përtërirë, tregon për një sulm të paprovokuar nga populli i lashtë i Amalekut ndaj izraelitëve dhe përmban një urdhër për të fshirë kujtesën e Amalekut pasi izraelitët u vendosën në tokën e tyre.
Në traditën hebraike, ky tekst lexohet publikisht në prag të Purimit për të përmbushur mitzvah – detyrimin fetar për të kujtuar Amalekun si armikun arketipik të Izraelit. /tesheshi








