Pse ka kaq shumë “varreza të automjeteve elektrike” në Kinë?

Pamjet nga Kina që tregojnë fusha me qindra apo mijëra makina të braktisura, kryesisht elektrike, kanë ngjallur së fundmi kurreshjen e njerëzve që pyesin se si përfunduan këto automjete atje dhe se çfarë do të ndodhë me to në të ardhmen.

Por, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ato hapësira të mbushura me makina nuk janë një incident i izoluar pasi janë parë në dhjetëra qytete kineze që nga viti 2019.

Ato strehojnë një numër të madh automjetesh elektrike identike dhe shpesh mjaft moderne, të cilat parkohen shumë afër njëra-tjetrës në grupe.

Në shumicën e rasteve, EV-të tregojnë shenja braktisjeje me bimë që rriten rreth tyre dhe grumbuj pluhuri që mbulojnë pjesën e jashtme të tyre zakonisht të lyer me të bardhë.

Dhe përgjigja e shkurtër për këtë mister është rënia spektakolare e tregut dikur në lulëzim të makinave EV në Kinë, e ngjashme me atë që ndodhi me skemat e biçikletave disa vite më parë.

Në këtë drejtim, gjithashtu ka luajtur rol edhe brezi i ri shumë i përmirësuar të EV-ve që i bëri modelet e vjetra “të dalë mode”, duke detyruar shumicën e startup-eve ambicioze në falimentim.