PSG siguron edhe një përforcim të ri, çmimi 40 milionë euro

Leandro Paredes ka arritur marrëveshje me Paris Saint-Germain. Mesfushori i Zenit St Petersburg, Leandro Paredes ka arritur marrëveshje me Paris Saint-Germain. Futbollisti do të mbërrijë sot për të filluar testet mjekësore me skuadrën e re ka njoftuar “Sky Sport”. 24 vjeçari do të transferohet në PSG për 40 milionë euro, transmeton lajmi.net. Ai do të nënshkruajë kontratë për katër vite e gjysmë me skuadrën kampione nga Ligue 1. Paredes gjatë këtij afati kalimtar të janarit spekulohej se kërkohej edhe nga Chelsea.