PSG e ka mposhtur Chelsean edhe në ndeshjen e dytë të 1/8 së finales, duke u kualifikuar në çerekfinale të Champions League.
Kampioni në fuqi shënoi fitore bindëse në “Stamford Bridge”, me rezultat 3-0, dhe kaloi tutje me rezultat të përgjithshëm, 8-2.
Khvicha Kvaratskhelia shënoi golin e parë në Londër, në minutën e 6-të.
Tetë minuta më vonë, Bradley Barcola dyfishoi rezultatin, derisa Senny Mayulu vulosi fitoren, me golin e shënuar në minutën e 62-të.
Në çerekfinale, PSG e pret fituesin e ndeshjes Liverpul – Galatasaraay, ku skuadra turke fitoi përballjen e parë me rezultat 1-0./








