Nëse jeni punonjës i qeverisë Amerikane dhe pëlqeni të krijoni apo shikoni video në TikTok, lajme të këqija janë në horizont.
Autoritetet Amerikane njoftuan stafet e tyre respektive se nuk lejohen të përdorin aplikacionin TikTok dhe jo më ta kenë të instaluar në pajisjet e institucioneve.
Kushdo që punon në dhomën e ulët të Senatit Amerikan duhet të heqë aplikacionin menjëherë nga pajisjet. Ndalimi do të shtrihet edhe në institucione të tjera të qeverisë Amerikane.
TikTok ka fituar një popullaritet të lartë kohët e fundit dhe konsiderohet si rrjeti social numër një në botë. Megjithatë është në pronësi dhe operohet nga një kompani Kineze e quajtur ByteDance.
Nisur nga qëndrimi i autoriteteve Kineze kundrejt privatësisë dhe të drejtave të njeriut, në SHBA pati reagime kundrejt TikTok.
Në 2020-ën ish presidenti Amerikan Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv duke e shpallur TikTok kërcënim dhe ndalimin e çdo lloj shkëmbimi me aplikacionin.
Asokohe administrata Trump madje u përpoq ta detyronte kompaninë të shiste filialin Amerikan tek një kompani vendase. /PCWorld Albanian