Putin: I hapur për dialog me këdo që kërkon paqe

epa10694631 Russian President Vladimir Putin (C) visits an exhibition of the United Arab Emirates during The St. Petersburg International Economic Forum (SPIEF) in St. Petersburg, Russia, 16 June 2023. EPA/RAMIL SITDIKOV / HOST PHOTO AGENCY / POOL MANDATORY CREDIT

Rusia është e hapur për dialog me këdo që kërkon paqe, tha sot presidenti rus, Vladimir Putin pas takimit me një delegacion të krerëve të shteteve afrikane në Shën Peterburg.

Delegacioni, i cili përfshin gjithashtu përfaqësues nga Egjipti, Senegali, Zambia, Republika e Kongos dhe Uganda, paraqitën një plan 10-pikësh si pjesë e nismës për paqen, dhe për të filluar ndërmjetësimin në Ukrainë.

“Ka ardhur koha për të filluar negociatat dhe për t’i dhënë fund luftës”, tha presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa gjatë takimit me homologun e tij rus, Putin, sipas “Interfax”.

Presidenti rus, Vladimir Putin urdhëroi pushtimin ushtarak të Ukrainës në shkallë të plotë, në shkurt 2022. /atsh