Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Putin nënshkruan ligj të ri për forcimin e kontrollit të FSB-së mbi...

Putin nënshkruan ligj të ri për forcimin e kontrollit të FSB-së mbi internetin

Presidenti rus, Vladimir Putin, e nënshkroi ligjin e ri që i jep agjencisë kryesore të inteligjencës së brendshme – FSB – kompetenca për ta ndalur internetin brenda shtetit.

Ligji përbën rregullatorin më të fundit të miratuar në Rusi për forcimin e theksueshëm të autorizimeve në funksion të kufizimit të lajmeve e informacioneve përbrenda Rusisë.

Kjo masë gjithashtu e autorizon Shërbimin Federal të Sigurisë t’u kërkojë ofruesve të shërbimeve të internetit ta çaktivizojnë apo ta kufizojnë qasjen në rastet “e përcaktuara nga aktet rregullatore ligjore të presidentit”.

Ky veprim i mundëson Putinit të vendosë vetë kur komunikimet online në gjithë vendin ose në një rajon të caktuar duhet të ndërpriten, pa qenë i detyruar të japë arsye. /koha