Putin pranon thirrjen e Zelenskit për negociata në nivel të lartë

Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se ata janë të gatshëm për negociata të nivelit të lartë me Ukrainën.

Presidenti kinez Xi Jinping zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Putin.

Sipas deklaratës së Ministrisë së Jashtme kineze, gjatë takimit të dy liderët shkëmbyen mendime për çështjen e Ukrainës, ndërsa Xi i bëri thirrje Rusisë dhe Ukrainës që ta zgjidhin këtë çështje përmes negociatave.

Gjatë bisedës, Putin e informoi Xi-n për dimensionet historike të problemit të Ukrainës, qëndrimin e Rusisë për “operacionin special ushtarak në lindje të Ukrainës” dhe situatën në rajon.

Nga ana tjetër, zëdhënësi i Pallatit Presidencial të Kremlinit, Dmitriy Peskov, deklaroi se Rusia është e gatshme të dërgojë një delegacion në Minsk, kryeqytetin e Bjellorusisë, për negociata me Ukrainën.

Në deklaratën e tij për gazetarët, Peskov rikujtoi se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bëri një deklaratë në favor të negociatave për statusin e neutralitetit.

Ai citoi Putin të ketë thënë se qëllimi i operacionit ushtarak kundër Ukrainës ishte të ndihmonte qeveritë separatiste dhe të çlironte Ukrainën nga nazizmi dhe militarizmi dhe vuri në dukje se kjo është në fakt një komponent i pandashëm i situatës neutrale. “Në këtë kontekst, në përgjigje të ofertës së Zelenskit, Putin është i gatshëm të dërgojë një delegacion rus në Minsk në nivel të përfaqësuesve të Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Administratës Presidenciale për negociata me delegacionin ukrainas”, tha Peskov.

Zelenskiy tha se ata nuk kishin frikë të flisnin për statusin e neutralitetit me Rusinë dhe i tha Putinit: “Le të ulemi në tryezën e bisedimeve për të ndaluar vdekjet”. /trt