Që të bëhesh KONTRIBUES, e jo BARRË e familjes dhe shoqërisë:
Kujdesu për SHËNDETIN tënd
Që ta ndiesh veten kontribues i familjes tënde dhe shoqërisë, kujdesu për shëndetin tënd mendor, fizik, dhe shpirtëror
Pra, shëndeti nuk është vetëm çështja jote personale, por është përgjegjësi ndaj familjes dhe shoqërisë
Kur e neglizhojmë shëndetin tonë, jo vetëm që e dëmtojmë veten, po rrezikojmë të humbasim aftësinë për të kontribuuar dhe për të qenë të dobishëm për të tjerët
Menaxhimi i stresit dhe emocioneve; ruajta e energjisë dhe forcës, si dhe paqja dhe rehatia shpirtërore janë pjesë të shëndetit mendor, fizik, dhe shpirtëror
Një njeri i shëndetshëm është një aset i çmuar
Kujdesi për shëndetin nuk është luks; është detyrim moral ndal vetes dhe të tjerëve
Bëhu aset dhe vlerë e çmuar për familjen dhe shoqërinë

Vehbi Zeqiri








