Qëndrueshmëria në sprova

Nga Amr Halid

 

Të gjithë sprovat dhe sfidat me të cilat përballemi në jetë, i ngjasojnë një shoshe apo site me të cilën testohemi. Sprovat testojnë besimin dhe sigurinë e besimtarëve tek Zoti i tyre. Ato testojnë besimin mes besimtarëve me njëri-tjetrin. Ato testojnë gjendjen shpirtërore dhe durimin e besimtarëve, nëse Zoti ua pranon ose jo lutjet. Ato testojnë umetin nëse plotëson kriteret për t’u rimëkëmbur ose jo.

Thotë Zoti në Kuran, lidhur me sprovat: (Ankebut, 1-3)

Unë i këshilloj të gjithë që ta lexojnë sa më shpesh suren Ankebut, sidomos këto dy ajete. Libri i Zotit, Kurani, është libri më madhështor, sepse ai është mesazhi i Zotit me të cilin i drejtohet umetit të vetëm, gjer Ditën e Kiametit. Mrekullia e tij është se i është përshtatur dhe do i përshtatet çdo kohe dhe vendi.

Ditët, muajt dhe vitet kalojnë shumë shpejt. çështja është si do të dalim para Zotit, kryelartë apo kryeulur, krenarë apo të turpëruar, kemi qenë të qëndrueshëm përballë sprovave apo jo, na është lëkundur besimi në Zot apo jo, kemi pasur dyshime nëse na pranohet lutja apo jo etj…

Në raste sprovash dhe fitnesh, njerëzit hutohen dhe e humbasin ekuilibrin. Ata nuk dinë si të veprojnë dhe në krah të kujt të qëndrojnë. Ajo që ndodhte në Irak – ku grupacione të ndryshme luftonin njëri-tjetrin – bëri që shumë njerëz të thonë:”Këta nuk e meritojnë të lutemi për ta dhe të solidarizohemi.”

Si t’u ruhemi fitneve

Në këtë temë, unë do të përmend katër faktorë të cilët na e shtojnë qëndrueshmërinë përballë fitneve dhe sprovave. Është normale që kemi këndvështrime dhe opinione të ndryshme, por nëse secili prej nesh nuk i ka parasysh këto katër faktorë, situata mund të dalë jashtë kontrollit. Njohja e mirë e këtyre katër faktorëve, e kthen humbjen në fitore, humbjen e shpresës në kulmin e shpresës dhe pesimizmin në optimizëm. Këto faktorë duhet t’i kultivojmë tek vetja jonë, t’ua përcjellim fëmijëve tanë, t’ua tregojmë njerëzve në lagjen, rrugën dhe banesën ku jetojmë. Këto faktorë janë:

1 – Ndërgjegjësimi dhe bindja se gjithçka është në dorë të Zotit dhe ndodh sipas vullnetit të Tij. Toka ku jetojmë dhe i gjithë universi, janë pronë e Zotit të madhëruar. Thotë Zoti në Kuran: (o Muhamed): (Al Imran, 26)

“Allahu! Nuk ka zot tjetër (që meriton adhurimin) (Bekare, 225)

“Allahu ka kontroll dhe fuqi të plotë mbi çështjet e Tij, por shumica e njerëzve nuk e dinë.” (Jusuf, 21)

“A nuk e sheh ti se, në të vërtetë, Allahut i përulen në sexhde ata që gjenden në qiej dhe në Tokë, edhe Dielli, edhe Hëna, edhe yjet, edhe malet, edhe drurët, edhe kafshët dhe shumë nga njerëzit.” (Haxh, 18)

“A nuk e vëren ti, se Allahun e lavdëron çdo krijesë që ndodhet në qiej dhe në Tokë, madje edhe shpezët krahëhapur?!” (Nur, 41)

“A nuk e di ti, se Allahu di çdo gjë që është në qiej dhe në Tokë?!” (Muxhadile, 7)

Gjithçka që ndodhet në tokë dhe mbi të, është pronë e Zotit. Kush ekzistonte para se të krijohej njeriu? Kush ekzistonte para se të krijohej qielli dhe toka? Kush ekzistonte para se të krijoheshin melekët? Kush ekzistonte para se të krijohej uji dhe ajri?

Përgjigja e vetme është: Ekzistonte vetëm Allahu i madhëruar, i cili është i vetëm dhe i pashoq. “(Allahu) (Taha, 46)

“Edhe nëse ti flet me zë të lartë, (është e kotë, sepse) Ai, me të vërtetë, i di sekretet edhe më të fshehta.” (Taha, 7)

“Vërtet, urdhri i Tij, kur Ai dëshiron diçka, është që t’i thotë asaj “Bëhu!” – dhe ajo bëhet.” (Jasin, 82)

Nëse i beson një Zoti të tillë, atëherë nuk ka përse të dobësohet besimi dhe siguria në ndihmën e Tij. Gjithçka që ndodh, e mirë apo e keqe, ndodh sipas një plani të Zotit. Ne mund të mos e kuptojmë urtësinë e sprovave dhe ngjarjeve që na ndodhin, ato shfaqen pas dhjetëra vitesh. Kur zbulohet urtësia e asaj që ne e konsideronim fatkeqësi dhe sprovë, qeshim me veten dhe themi: I pa të meta je o Zot! Atëherë mendonim se ishte ndëshkim dhe fatkeqësi për ne, por në fakt paska qenë në favorin tonë!

Ne duhet t’i edukojmë fëmijët tanë me faktin që gjithçka është në dorë të Zotit. Kur ekzistonte Zoti, asgjë tjetër nuk ekzistonte, Ai i krijoi dhe e përsosi krijimin e tyre.

Thotë Umran ibnu Husejn:”Erdhi një grup njerëzit nga Jemeni tek i dërguari i Zotit dhe e pyetën:”O i dërguari i Zotit. Kemi ardhur të mësojmë më shumë mbi fenë tonë dhe të të pyesim mbi fillimin e krijimit.”

Profeti a.s u përgjigj (boshllëk)”

Asgjë nuk shihej me sy, pasi nuk ekzistonte gjë tjetër veç Zotit. I gjithë universi është krijuar nga Zoti. Kurse njeriu është krijuar nga një frymë e Zotit, në çastin kur Ademit a.s iu dha shpirti. Thotë Zoti në Kuran:”

“Kur t’i jap trajtë dhe t’i fryj prej shpirtit Tim, përuljuni në sexhde atij!” (Sad, 72)

Jeta në tokë filloi me një frymë dhe do të përfundojmë me një frymë. Thotë Zoti në Kuran (Zumer, 68)

Një gjithësi që fillon me një frymë dhe përfundon po nga një frymë, tregon se është e varur nga Krijuesi i saj.

Prandaj, mos ia lejoni vetes t’u dobësohet besimi dhe siguria në Zotin. Mos ia lejoni të keni mëdyshje nëse Ai ua pranon ose jo lutjet. Pranimi i lutjeve mund të vonohet, në vartësi të urtësisë dhe caktimit të Zotit, por ajo nuk mund të harrohet dhe të neglizhohet.

Pasi të kenë vdekur të gjithë krijesat, Zoti do të pyesë:“Kujt i takon sundimi sot? Kujt i takon sundimi sot?”

Askush nuk do të përgjigjet, pasi askush nuk jeton më. Më pas do të përgijget vetë Allahu duke thënë: (Gafir 16)

Tregon Abdullah ibnu Umer:”E pashë të dërguarin e Zotit një ditë mbi podium (minber) duke thënë me zë të lartë

do të mbështillen nën të djathtën e Tij. Qoftë i lavdëruar Ai dhe i lartësuar mbi idhujt që ia shoqërojnë Atij (në adhurim)! (Zumer 67)

Ai e ngriti zërin dhe duke bërë me shenjë me gisht, tha Vazhdoi profeti a.s t’i përsërisë cilësitë dhe emrat e Zotit, saqë pashë që minberi filloi të dridhet së bashku me të dërguarin e Zotit.”

Megjithëse prej dërrase, edhe minberi e ndjente madhështinë e Zotit.

Pas betejës së Uhudit, ku mbetën të vrarë shtatëdhjetë myslimanë, shokët e Profetit a.s ndiheshin të thyer në zemër dhe pyesnin:”Nga nga na erdhi kjo?! Si është e mundur që u thyem, duke pasur të dërguarin e Zotit mes nesh?!”

Zoti u përgjigj këtyre pyetjeve me ajetet (o Muhamed): (Al Imran, 165)

Nëse e hap dhe e lexon Kuranin, do të ndjesh se ai ashtu siç të drejtohet ty në nivel individual, i drejtohet dhe umetit në nivel kolektiv.

Ne mund ta lusim Zotin për ditë të tëra në rast konflikti dhe fakteqësie, por harrojmë se umeti ynë vazhdon në gjumë që prej njëqind vitesh. Është e pamundur që për dhjetëra ditë t’u japim fund qindra viteve amulli. Veç kësaj, edhe numri i atyre që luten dhe punojnë, duhet të shtohet. Që një bimë të mbijë dhe të japë fruta, duhet kohë. Po ashtu, duhet kohë që umeti ynë të rimëkëmbet.

2 – Feja e Zotit do të triumfojë patjetër. Për këtë, duhet të jemi të sigurt dhe të bindur. Thotë Zoti në Kuran:”

“Ata dëshirojnë të fikin dritën e Allahut me gojën e tyre, por Allahu e përsos dritën e Vet, edhe nëse (këtë gjë) (Saf, 8)

Kjo është si dikush që dëshiron të bllokojë dritën e diellit me duar, me qëllim që të mos arrijë tek njerëzit. Nëse të thuhet për një njeri të tillë, menjëherë të shkon mendja se është i marrë.

Në fund të fundit, feja islame është e Zotit dhe Ai e ka marrë në mbrojtje që ditët e para. Ne jemi thjesht aktivistë që çojmë në vend fjalën e Tij. Është Zoti Ai që do e mbrojë fenë e Tij dhe do e bëjë të triumfojë.

Nëse i gjithë njerëzimi do dilnin në rrugë dhe me fshesa në duar do të përpiqeshin të ngrenë sa më shumë pluhur, me qëllim që të ndotin qiellin. Ata që do të ndoten do të jenë vetë këta njerëz, kurse qielli do të mbetet i pastër dhe i dëlirë. Ai që dëshiron të shuajë fenë e Zotit, është i barabartë me atë që kërkon të ndotë qiellin me fshesën e tij të vjetër. Këto që po them, nuk janë pjellë e fantazisë time, por janë të nxjerra nga Kurani dhe historia. Kurrë nuk mund të shuhet feja e Zotit.

“Ne shënuam në Zebur, pas Teuratit, që tokën (Enbija, 105)

Ne do e trashëgojmë tokën, por kur të bëhemi të mirë dhe të suksesshëm.

“Allahu u ka premtuar atyre prej jush, që besojnë dhe që bëjnë vepra të mira, se do t’i bëjë mëkëmbës në Tokë, ashtu si i ka bërë ata para tyre dhe që do t’ua forcojë fenë e tyre, me të cilën Ai është i kënaqur dhe që frikën do t’ua shndërrojë në siguri. Le të më adhurojnë Mua e të mos Më shoqërojnë asgjë (në adhurim). (besimin), (Enbija, 55)

Që Zoti ta realizojë dhe ta mbajë këtë premtim, ne duhet të jemi njerëz të mirë dhe besimtarë.

“Allahu ka vendosur: “Unë dhe të dërguarit e Mi do të triumfojmë me siguri!” Allahu është vërtet i Fortë dhe i Plotfuqishëm.” (Muxhadile, 21)

“Sigurisht, Ne do t’i ndihmojmë të dërguarit Tanë dhe besimtarët, si në jetën e kësaj bote, ashtu edhe në Ditën, kur do të sillen dëshmitarët.” (Gafir, 51)

Këto janë premtime të Zotit dhe kënaqësia më e madhe që mund të përjetojë një besimtar, është nëse ky triumf ndodh në kohën e tij dhe me kontributin e tij.

Nëse jeta e kësaj bote mbushet me sprova dhe fitne, nëse i gjithë njerëzimi ka marrë rrugën e ligë etj… mos u shqetëso nëse i ke përvetësuar katër faktorët e qëndrueshmërisë.

Thotë Profeti a.s

Unë i këshilloj të gjithë besimtarët që sidomos në kohë sprovash dhe sfidash, të lexojnë sa më shumë Kuran. Ai do i frymëzojë me ushqim shpirtëror për t’u përballur me realitetin.

Shumë dijetarë myslimanë thonë:”Humbja e shpresës radhitet tek gjynahet e rënda.” Këtë e ka cituar imam Sujutij, imam Kurtubij, Shemsudin Dhehebij etj…

Kur Jakubi i dërgoi djemtë e tij në kërkim të Benjaminit dhe Jusufit, u tha:”

“O bijtë e mi, shkoni e kërkoni lajme për Jusufin dhe vëllain e tij dhe mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut. Shpresën në mëshirën e Allahut nuk e humb askush, përveç jobesimtarëve”. (Jusuf, 87)

Përse duhet të dekurajohesh dhe t’i këputësh shpresat, ndërkohë që gjithçka në tokë dhe në qiell është në duart e Zotit?! Nëse kjo të ka ndodhur, dije se ke probleme me akiden, kredon islame. Puna është obligimi i çdo myslimani, ndërkohë që humbja e shpesës konsiderohet si gjynah. Nëse i humbet shpresat për shkak të situatës, dije se je gjynahqar. Të humbasësh shpresat, do të thotë të dyshosh në ndihmën dhe përkrahjen e Zotit të madhëruar. Edhe pse situata duket e zymtë dhe e vështirë për t’u kaluar, në fund të fundit, feja është e Zotit dhe Ai do e mbrojë. Triumfi i fesë nuk është në dorën tonë, ajo që kërkohet prej nesh është të japim kontributin sipas mundësive.

Përveç impaktit të tyre negativ, sprovat dhe fatkeqësitë, kanë edhe impakte pozitive tek myslimanët dhe besimtarët. Në raste sprovash, shumë të rinj dhe të reja i kthehen fuqishëm fesë dhe besimit. Shumë prej tyre fillojnë t’i shohin këto sfida dhe fatkeqësi si çështje të umetit dhe jo si çështje individuale. Shumë të tjerë e ndjejnë se nuk ka rrugë tjetër veçse të vendosin raporte të rregullta me Zotin. Shumë të tjerë fillojnë të agjërojnë çdo të hënë dhe të enjte, të tjerë hapin biseda me shokët dhe miqtë, të tjerë qajnë në vetmi për atë që po i ndodh umetit etj… Kështu, shohim që edhe në rast fatkeqësish, humbje dhe sprovash, ne jemi të fituar. Nëse do u dërgonim atyre njerëzve mijëra ftues dhe hoxhallarë, impakti do të ishte shumë i vogël, në krahasim me solidaritetin që krijohet në rast fatkeqësie.

Prandaj mos i humbisni shpresat, mos u bëni pesimistë dhe jini të sigurtë se feja e Zotit do të triumfojë pa mëdyshjen më të vogël.

Është normale që do të mërzitemi, do të hidhërohemi dhe qajmë kur shohim vëllezërit tanë të vriten në Irak apo Palestinë. Por këto lot nuk duhet të jenë lot demoralizimi dhe humbje shprese. Vetë profeti Muhamed a.s qau dhe i rrodhën lotë kur vdiq Hamzai në Uhud. Tregojnë bashkëkohësit e tij:”Ne e shihnim Profetin a.s të qajë me të madhe. Por kjo nuk ishte e qarë demoralizuese dhe shenjë e humbjes së shpresës. Ajo ishte e qarë pikëllimi dhe hidhërimi.

Kur dikush e pa Profetin a.s duke qarë, e pyeti gjithë habi:”A edhe ti qan o i dërguar i Allahut?!”

Profeti a.s iu përgjigj

Ajo që e tregon këtë, është se menjëherë pas beteje, Profeti a.s u tha myslimanëve:”Kush beson Zotin dhe botën tjetër le të më ndjekë mua!” dhe vazhdoi misionin e tij.

Ne mund të qajmë nga dhimbja dhe hidhërimi, por nuk na lejohet të qajmë si shenjë thyerjeje, demoralizimi dhe humbje shprese. Të humbasim shpresën në këto momente, do të thotë të vonojmë rimëkëmbjen e umetit tonë edhe qindra vite të tjera. Ajo që na duhet më së shumti sot, është ngritja lart e moralit. Ne i besojmë një Zoti të plotfuqishëm, që na ka premtuar ndihmë, përkrahje dhe garanci për fenë e Tij. Prej nesh pritet që të plotësojmë kriteret për të përfituar ndihmën e Zotit.

Thotë Profeti a.s në një hadith:“Zoti ma afroi mua token dhe pashë që feja jonë do të përhapet në të gjithë pjesën e tokës që më afroi mua Zoti”. (Muslimi)

Në një hadith tjetër, Profeti a.s thotë

A i beson premtimet e Zotit dhe të profetit të tij o vëlla dhe oj motër?

Atyre njerëzve të cilët thonë se ka ardhur koha e fundit “ahir zeman” unë u them: Jo, nuk ka ardhur ajo kohë. Ajo kohë nuk do të vijë derisa islami të triumfojë sërish.

Thotë Profeti a.s

Kur kryeministrja izraelite u pyet mbi këtë hadith që myslimanët e përsërisësh shpesh herë, nëse mund të ndodhte diçka e tillë apo jo, u përgjigj:”Ndoshta, por nuk do të jenë këta myslimanë që janë sot.”

Dikush tjetër e pyeti:”Pse çfarë duhet të bëjnë myslimanët për ta realizuar këtë?”

Kryeministrja u përgjigj:”Kur t’i mbushin xhamitë për namaz të sabahut, ashtu siç i mbushin për namaz të xhumasë, atëherë mund të vërtetohet kjo profeci.”

“Me të vërtetë, Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli, derisa ata të ndryshojnë ç’kanë në vetvete.” (Rad, 11)

Sprovat, fitnet dhe kaosi do të jenë të shumta, prandaj duhet të përgatitemi për t’u bërë ballë. Thotë Profeti a.s lidhur me kohën e fitneve

Në kohë të tilla, kij parasysh këto katër faktorë të cilët ta shtojnë qëndrueshmërinë. Faktori i parë është: Gjithçka është në dorë të Zotit, Ai është sunduesi dhe poseduesi i gjithçkaje që ekziston dhe vepron çfarë të dojë dhe kur të dojë. Faktori i dytë është: Feja e Zotit do të triumfojë pa mëdyshjen më të vogël.

3 – Faktori i tretë: Unë do të vazhdoj të jem i qëndrueshëm dhe i palëkundur në adhurimin dhe respektimin e urdhrave të Zotit. Të adhurosh Zotin, nuk ka lidhje me situatën në të cilën gjendet umeti dhe rezultatet e përpjekjeve. Shpesh herë, ne e lusim Zotin, falemi, agjërojmë etj… sepse kemi shpresë se gjërat mund të ndryshojnë për mirë. Por në çastin kur shohim se ato po përkeqësohen, e ndërpresim adhurimin dhe veprat e mira. Adhurimi i Zotit dhe bindja ndaj Tij, nuk kanë lidhje me rezultatet dhe impaktin. Fitnet e dallojnë besimtarin e sinqertë nga ai që nuk është i sinqertë.

“Disa njerëz të tjerë e adhurojnë Allahun me kusht: Nëse u ecën mbarë, janë të kënaqur, por, nëse i godet fatkeqësia, ata kthehen në mohim e kështu humbasin këtë botë dhe tjetrën. Pikërisht kjo është humbja e qartë.” (Haxh, 11)

“Ka disa njerëz, që thonë: “Ne besojmë Allahun”. Por, kur vuajnë për çështjen e Allahut, e quajnë pëndjekjen prej njeriut njësoj si dënimin e Allahut.” (Ankebut, 10)

“Mos u bëni si ajo gruaja që e shprish dhe e bën fije-fije atë që e ka tjerrë fort, duke i përdorur betimet tuaja si mjet mashtrimi të njëri-tjetrit, nga frika se mos një grup të jetë më i madh se tjetri. Allahu, me këtë, vetëm sa u vë në provë e, me siguri, Ai do t’jua tregojë në Ditën e Kiametit, çështjet për të cilat ju nuk pajtoheshit.” (Nahl, 91)

“Me të vërtetë, hamendja e Iblisit për ata u vërtetua; ata shkuan pas tij, përveç një grupi besimtarësh të vërtetë.” (Sebe, 21)

Shejtani i lë njerëzit dhe në veçanti besimtarët ta adhurojnë Zotin dhe t’i luten si të duan. Për t’i shkëputur nga feja dhe nga lidhjet e Zotit, ai planifikon fitne dhe konflikte, të cilat e demoralizojnë besimtarin dhe ia humbin shpresën. Ai shkakton konflikte mes vëllezërve, mes arabëve dhe jo arabëve, mes irakianëve dhe kuvajtianëve etj…

Të vetmit që i rezistojnë këtyre tundimeve dhe nuk bien pre e fitnes, janë një pjesë e besimtarëve, siç e saktëson dhe ajeti i mësipërm. Po ti o vëlla dhe oj motër, a jeni nga këta besimtarë? A është e vërtetë ajo që shejtani mendon për ty o vëlla?

Ne sot kemi nevojë për energji shpirtërore, kemi nevojë ta lusim Zotin dhe t’i përgjërohemi. Mos u nxito të thuash: Ka kohë që e lusim dhe nuk po na përgjigjet. Umeti ynë ka njëqind vite që e ka humbur privilegjin që të udhëheqë botën dhe ndryshimi nuk mund të vijë brenda disa ditëve, apo edhe viteve. Ndoshta duhen njëqind vjet lutje, adhurim dhe përgatitje materiale që ne të rikthehemi aty ku ishim dhe njëqind vite nuk janë asgjë në krahasim me jetën e njeriut mbi tokë. E keqja jonë është se gjithçka e matim me jetën tonë mbi tokë dhe jo me jetën e njerëzimit. Umeti ynë udhëhoqi botën për trembëdhjetë shekuj dhe fakti që e ka humbur këtë privilegj për njëqind vitet aktuale nuk do të thotë se gjithçka përfundoi. Kryqtarët e mbajtën Jerusalemin nën pushtimin e tyre nëntëdhjetë vite, megjithatë myslimanët arritën ta rimarrin. Jerusalemi iu rikthye umetit mysliman, i cili arriti sërish të rimëkëmbet dhe të udhëheqë.

Rezultati dhe rendimenti nuk kanë përse të t’i shuajnë shpresat dhe aspiratat. Sido që të jetë situata, mos u demoralizo, mos e ndërpre adhurimin dhe mos i braktis lutjet.

Zoti i madhëruar i drejtohej profetit të Tij me fjalët (Hixhr, 99)

Unë u bëj thirrje të gjithë atyre të rinjve dhe të rejave, të cilat për një arsye apo një tjetër fillojnë të ngjisin shkallët e besimit, të mos demoralizohen në mes të rrugës. (Nahl, 91)

Një detyrë madhore për këtë kanë edhe prindërit, të cilët duhet t’u përkushtohen fëmijëve të tyre tërësisht. Nëse i gjithë njerëzimi e braktis të drejtën dhe të vërtetën, ti mos e bëj këtë. Nëse i gjithë njerëzimi rend pas të kotës, ti mos e bëj. Ndoshta, për hatrin dhe vendosmërinë tënde, Zoti ia kthen lavdinë këtij umeti.

4 – Vëllazëria mes besimtarëve, është një nga bazat e islamit. Sido që të jenë vëllezërit tanë në fe, ata mbesin vëllezërit tanë. Pamjet tronditëse që shoqëruan rënien e Bagdadit, ku shumë irakianë shiheshin duke plaçkitur dhe vjedhur institucionet, shokuan gjithë opinionin. Diçka e tillë është e papranueshme në islam. Të protestosh për një të drejtë është diçka e lejuar. Por të kryesh akte dhune, të thyesh, të qëllosh dhe hedhësh gurë, është diçka që nuk ka lidhje me islamin.

Me gjithë pamjet shokuese që pamë, ne përsëri besojmë se nuk janë të gjithë irakianët të tillë. Mes tyre ka njerëz fisnikë, të dashur, të ndershëm dhe sojli. Para se t’i fajësojmë vëllezërit tanë në Irak, ne duhet të fajësojmë veten tonë, sepse nuk kemi bërë asgjë për t’u ardhur në ndihmë. Ai person që nuk interesohet për hallet e myslimanëve, nuk është prej tyre.

Thotë Profeti a.s

Që Zoti të na nderojë dhe ndihmojë, ne duhet t’i harrojmë mëritë me njëri-tjetrin, të çfarëdo lloji qofshin ato. Ne nuk duhet të ushqejmë inat dhe urrejtje për asnjë vëlla mysliman, i çfarëdo kombësie qoftë. Nëse ekzistojnë mëri të vjetra, le ta falim njëri-tjetrin dhe t’ia bëjmë hallall.

Fitnet dhe fatkeqësitë lehtësohen dhe kalojnë më shpejt, nëse lidhjet vëllazërore mes myslimanëve janë të fuqishme.

“Vërtet, ky është umeti juaj – umet i vetëm, e Unë jam Zoti juaj, andaj më adhuroni Mua!” (Enbija, 92)

“Të gjithë mbahuni fort për litarin e Allahut (Kuranin) (Al Imran, 103)

“Edhe ata që erdhën pas tyre, thonë: “O Zoti ynë, falna neve dhe vëllezërit tanë, të cilët kanë besuar para nesh dhe mos lejo që në zemrat tona të ketë asnjë të keqe ndaj besimtarëve!” (Hashr, 10)

Në betejën që u zhvillua mes Aliut dhe kundërshtarëve të tij, mbeti i vrarë Talha ibnu Ubejdullah, i cili ishte me kundërshtarët e Aliut. Kur e pa të vrarë dhe të mbuluar nga gjaku, Aliu u përul, e përqafoi fort dhe me lot në sy thoshte:”E lus Zotin që të na bëjë nga ata njerëz të cilët i cilëson në Kuran

“Ne do ta shkulim urrejtjen nga kraharori i tyre.” (Araf, 43)

“Binduni Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe mos u grindni ndërmjet jush, sepse do të humbni guximin e do t’ju lërë fuqia.” (Enfal, 46)

Këto ishin katër faktorët që e shtojnë dhe konsolidojnë qëndrueshmërinë tek myslimani në kohë sprovash dhe fitnesh.

çdo sprovë dhe fatkeqësi, konsiderojë si rast për një lindje të re. Ditën kur mongolët hynë në Bagdad, vranë gati një milionë njerëz, shkatërruan dhe dogjën gjithçka. Ajo që ndodhi më vonë është se mongolët u ndikuan nga mësimet e islamit dhe përqafuan islamin.

Ishin kryqëzatat e krishtera, ata që bënë të dalë në shesh Salahudini. Ishin luftërat e fiseve arabe që braktisën islamin, ato që përgatitën terrenin për marrjen e Persisë dhe territoreve të Bizantit në Lindjen e Mesme më vonë. Shtetet e përçara të Andaluzisë, bënë që të lindë dhe konsolidohet dinastia e Almoravidëve.

Thotë Zoti në Kuran (Kasas, 5-6)

Pas këtyre dy ajeteve, përmendet historia e Musait a.s, ku Zoti e urdhëron nënën e tij:”

Fillimi i profetit Musa a.s, ishte hedhja dhe braktisja në lumin e Nilit.

Nëse ke vendosur të punosh për Islamin, atëherë është koha për punë. Hidhe matanë pesimizmin, frymën demoralizuese dhe dëshpërimin.

Thotë Zoti në Kuran:”

“O besimtarë! Çfarë keni që ngurroni e mbërtheheni fort për toke kur ju thuhet: “Dilni në luftë, në rrugën e Allahut?! A jeni të kënaqur me jetën e kësaj bote, në vend të së amshueshmes?! Kënaqësia e kësaj bote, në krahasim me atë të botës tjetër, është shumë e vogël. Nëse nuk shkoni në luftë, Ai do t’ju ndëshkojë me dënim të dhembshëm dhe do t’ju zëvendësojë me një popull tjetër; Atij ju nuk do të mund t’i bëni dëm aspak, se Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë.” (Teube, 38-39)

Mos prano të radhitesh me ata që i përmend Zoti në Kuran, ku thotë:

“Kënaqen të jenë me ata që nuk shkojnë në luftë, zemrat e tyre janë të vulosura e ata nuk kuptojnë!” (Teube, 87)

Për t’i shërbyer islamit ka shumë fusha dhe forma. Ulu dhe mendo se në cilën fushë mund t’i shërbesh.

Në fund, e lusim Zotin të na e shtojë qëndrueshmërinë sidomos në raste sprovash dhe fitnesh! /ao