Steffen Seibert po ashtu ka theksuar se Gjermania do të preferonte që Serbia ta lejonte Kosovën të anëtarësohej në INTERPOL.
Qeveria e kancelares Angela Merkel ka bërë thirrje që Kosova ta ndërpres luftën tregje me Serbinë duke shfaqur shqetësimin e Evropës për tensione të reja në Ballkan që cenojnë përpjekjen e gjatë për pajtim.
“Çështja për të cilën nuk kemi fare mirëkuptim është vendosja e taksës prej 100 për qind nga Kosova për produktet e Serbisë”, ka thënë zëdhënësi i qeverisë së Merkelit, Steffen Seibert gjatë një konference për media të mërkurën në Berlin, shkruan ‘Bloomberg’, transmeton lajmi.net.
Seibert po ashtu ka theksuar se Gjermania do të preferonte që Serbia ta lejonte Kosovën të anëtarësohej në INTERPOL.
“Ajo ka theksuar se ‘integriteti territorial i të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor është jashtëzakonisht i rëndësishëm” ka thënë Seibert.
Ai po ashtu theksoi se sa i përket shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, qëndrimi nuk ka ndryshuar.
“Ne shpresojmë që të dyja palët të kthehen shpejt në dialog”, ka shtuar zëdhënësi i qeverisë së Merkelit.








