Kryeministri i përkohshëm i Bullgarisë, Andrey Gurov dhe kabineti i tij bënë betimin para Asamblesë Kombëtare, transmeton Anadolu.
Presidentja Iliana Iotova mori pjesë në ceremoninë e betimit, e cila gjithashtu caktoi zgjedhjet parlamentare për më 19 prill.
Javën e kaluar, Gurov, zv/guvernator i Bankës Kombëtare të Bullgarisë, pranoi mandatin për të formuar qeveri të përkohshme.
Bullgaria ka qenë pa qeveri të rregullt që kur kryeministri Rosen Zhelyazkov paraqiti dorëheqjen e kabinetit të tij më 11 dhjetor të vitit 2025, pas disa javësh protestash.
Në mesin e dhjetorit, presidenti nisi procedurën kushtetuese për formimin e një qeverie të re, duke zhvilluar konsultime me grupet parlamentare në Asamblenë e 51-të Kombëtare.
Pas tre përpjekjeve të dështuara për të formuar qeverinë, presidentit iu kërkua të emërojë një kabinet të përkohshëm dhe të caktojë zgjedhje të parakohshme parlamentare brenda dy muajsh.
Gjithashtu, ish-presidenti Rumen Radev dha dorëheqje muajin e kaluar, duke ia transferuar detyrat e tij zv/presidentes Iotova.





