Qeveria merr dy vendime të rëndësishme lidhur me shpronësimin e parcelave në veri

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar dy vendime:

Vendimin me të cilin Autorizohet Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, për kryerjen e punëve përgatitore për përcaktimin e përshtatshmërisë potenciale të një ose më shumë parcelave të pronës së paluajtshme për realizimin e ‘’Projekteve Infrastrukturore për Interes Publik’’, Zonat Kadastrale: Dren dhe Leshak, Komuna Leposaviq.

Vendimin për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës me vetiniciativë për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat janë të nevojshme për realizimin e ‘’Projekteve Infrastrukturore për Interes Publik’’, Zonat Kadastrale: Bistricë e Shalës, Bregu i Madh, Dren, Leshak dhe Koshtovë, Komuna Leposaviq dhe Zonat Kadastrale: Bërnjak, Zubin Potok, Banjë dhe Jasenovik i Epërm, Komuna Zubin Potok.​