Qeveria miraton kërkesën e Telekomit për huamarrjen 15 milionë euro

Qeveria e Kosovës e ka miratuar kërkesën e Telekomit të Kosovës për huamarrje prej 15 milionë euro për projekte investive në këtë ndërmarrje, raporton teve1.info

Në mbledhjen e së enjtes të Qeverisë së Kosovës, ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se është shqyrtuar kërkesa e Telekomit e cila fillimisht ka qenë 20 milionë euro.

“Kjo kredi do të shërbejë për investime në pajisje dhe sisteme telekomunikuese dhe përmirësimin e shërbimeve nga Telekomi”, ka thënë ai duke shtuar se Telekomi ka pasur nevojë për këtë kredi shtesë.