Qeveria ndan 15 mijë euro për familjen e policit të vrarë, nga 10 mijë për dy të plagosurit

Qeveria në detyrë, ka ndar 15 mijë euro për familjen e policit të vrarë, Sami Thaqi dhe 10 mijë për dy policët e plagosur nga rasti i mbrëmshëm në Zhur, raporton Ekonomia Online.

Në këtë mbledhje u ndanë edhe nga 300 euro për gjithë familjarët e policëve të rënë në detyre zyrtare.

“Kërkoj nga ju që t’i ndajmë nga 300 euro në bazë mujorë për familjarët e policëve të rënë në detyrë zyrtarë”.

“Kjo u bë e ditur gjatë shqyrtimit të mjeteve financiarë si shtesë e pensionit familjarë për ato familje”, ka thënë Haradinaj.

Kreu i Qeverisë, Ramush Haradinaj ka vizituar edhe policin e plagosur Artur Mrasori.

Ai duke thënë se gjatë qeverisjes së tij i është kushtuar kujdes i veçantë Policisë së Kosovës, kërkoi që qeveria e re të kalojë ligji për sigurimin shëndetësor të policëve.