Qeveria ndan 50 mijë euro në mbështetje për familjen e rreshterit të vrarë në veri

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së mërkurës ka ndarë 50 mijë euro në mbështetje mjete të familjes së rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku i vrarë në krye të detyrës të dielën në veri.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se me këtë vendim do të mundohen sado pak t’i ndihmojnë bashkëshortes së rreshterit Bunjaku, vajzës dhe dy djemve të tij.

“Ne si shtet do të jemi pranë familjes që na dha një hero, një dëshmor”, ka thënë ministri i Financave, Hekuran Murati.

Afrim Bunjaku, u vra të dielën në krye të detyrës nga grup terrorist serb. Ai me vendim të presidentes Osmani është shpallur “Hero i Kosovës”.