Ukraina shprehet se ka zbuluar të dhëna se Rusia qëndron pas sulmit kibernetik që rrëzoi faqet e internetit të qeverisë ukrainase në një kohë kur tensionet shtohen midis të dy vendeve.
Zyrtarët thonë se gati shtatëdhjetë faqe interneti u shënjestruan nga sulmi masiv kibernetik.
“Ne të gjithë e kuptojmë se ka disa sinjale dhe informacione që çojnë në të njëjtat teknika që përdor Federata Ruse. Ne jemi nën agresion nga ana e tyre”, u shpreh Viktor Zhora, zëvendëskryetar i Qendrës të Komunikimit.
BE-ja ka premtuar ndihmë urgjente për Ukrainën pas sulmit kibernetik. Pas një takimi jozyrtar të ministrave të Jashtëm të BE-së në Francë, përfaqësuesi i bartë i bllokut për Punët e Jashtme tha se Brukseli do të mobilizojë “të gjitha burimet e tij” për të ndihmuar Kievin.
“Ne jemi në një moment vendimtar. BE-ja është e gatshme t’i përgjigjet drejtpërdrejt çdo agresioni, por preferenca jonë është ajo e dialogut dhe negociatave”, theksoi Joseph Borrell.
Zyrtarët e NATO-s dhe rusë nuk kanë arritur të bien dakord mbi zgjidhjet diplomatike për situatën në kufi.
Inteligjenca amerikane beson se Rusia ka të ngjarë të krijojë një pretekst për të pushtuar Ukrainën përpara pushtimit ushtarak. /euronews





