Zoti i Plotfuqishëm thotë: “Për qiellin që kthehet pareshtur”[1]
Fakte shkencore:
Është një fakt i njohur tashmë se atmosfera që rrethon Tokën përbëhet nga disa shtresa. Çdo shtresë luan një rol të rëndësishëm për jetën në Tokë. Studiuesit kanë arritur në përfundimin, se këto shtresa kryejnë funksionin e të kthyerit të përbërësve të shiut lart në hapësirë, ose poshtë në Tokë.
1 – Atmosfera kthen ujin që avullon në Tokë në formë shiu.
2 – Atmosfera shkatërron meteorët, ose i rikthen ata në pjesën e jashtme të hapësirës.
3 – Atmosfera kthen mbrapsht rrezet e dëmshme, të cilat vrasin gjallesat duke i zmrapsur ato nga Toka.
4 – Atmosfera kthen valë radioje të mesme dhe të shkurtra në drejtim të Tokës. Është si një pasqyrë, që pasqyron rrezet dhe valët elektro-magnetike. Gjithashtu kthen valët televizive dhe ato telefonke pasi të jenë përplasur në Jonosferë. Në këtë mënyrë bëhen të mundur transmetimet radio-televizive në mbarë botën.
5 – Atmosfera çliron nxehtësi dhe shërben si një mburojë kundër nxehtësisë përvëluese të diellit gjatë ditës dhe pengon largimin nga Toka të nxehtësisë gjatë natës.
Mrekullia shkencore:
Vargjet kuranore tregojnë se veçori e përhershme e qiellit është se ai i kthen gjërat mbrapsht. Më përpara njerëzit mendonin, se ky varg merr parasysh vetëm kthimin mbrapsht të ujit në formë shiu. Shkenca bashkëkohore ka vërtetuar disa kuptime shtesë të fjalës “kthej”. Me qiell kemi parasysh atmosferën që rrethon Tokën dhe që kthen mbrapsht gjëra të vyera në të, dhe njëkohësisht pengon gjërat e dëmshme për të. Pra, shumë shekuj më parë në Kuran është përdorur një fjalë me shumë kuptime, shumica e të cilave nuk u zbuluan deri në ditët tona.
Autor: Itidal Albanavi
Përktheu: Astrit Hykaj
[1] – Sure Tarik: 11.








